Wednesday, November 21, 2012





"Lum e lum për t'lumin Zot,
Nu'jem kanë e Zoti na ka dhanë!"


  " Legjenda e Mujit dhe Zanave"

                                                  - kati i parë në hyrje -


                                                                                                               

" Po Zo'! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti c'fare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere c'ka qite e ka thane:
-Shpesh po m'ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tambel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin m'a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t'madhin!!!"



"Legjenda e Kostandinit"

- kati i parë-

 


"Në mesnatë Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin u bë fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...

Kostandini arriti te shtëpia e motrës kur kish dalë dielli. Ajo ndodhi ditë e kremte.
E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përrenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur."






                    "The Legend of Rozafa"

"Legjenda postmoderne e Rozafës"- kati I


"Rozafa, who was predestined to be walled, was worried about her infant son, so she accepted being walled on condition that they must leave her right breast exposed so as to feed her newborn son, her right hand to caress him and her right foot to rock his cradle:
 
I plead
When you wall me
Leave my right eye exposed
Leave my right hand exposed
Leave my right foot exposed
for the sake of my newborn son
so that when he starts crying
Let me see him with one eye
Let me caress him with one hand
Let me feed him with one breast
Let me rock his cradle with one foot
May the castle breast be walled
May the castle rise strong
May my son be happy"



"Legjenda e Gjergj Elez Alisë."

-kati i parë e vendosur përballë legjendës më sipër -

Dyluftimi me Bajlozin e Detit.Akti i goditjes me Topuz.  

"Bëhu gati bajloz se të ka ardhur dita e fundit. Këtu i thonë Gjergj Elez Alia. 
I lëshuan kuajt vrap në fushën e luftës tym më tym . Bajlozi i prapë mori në shenjë i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit përkuli të dy gjunjët dhe u ul. Topuzi i rëndë i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbëdhjetë pash thellë nën lëndinë. Pluhuri u ngrit dymbëdhjetë pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qëlloi bajlozin në shteg të ballit. Bajlozi u përkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tërë fusha. Kali mori arratinë . Gjergji nxori menjëherë shpatën e mprehtë dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari në modhë të shalës. Trungun ia hoqi zvarë për këmbe nëpër fushë përmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi në një përrua. Gjaku i bajlzoit të zi rrodhi nëpër përrua, nxiu gjithë lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundërmoi erë kërme..."





 "Legjenda e Syrit te Kalter"

-kati i parë - fund korridori.




“Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër... Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit... Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte... U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im...!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasën dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”.



"Legjenda e Beratit"

 - kati i dytë -


  .



"Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël Shpiragut brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëtë më fort.
Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.
Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.

Zanen e bukur hirëplotë, e  ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit.
Ai lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët."



"Legjenda e Rozafatit "

- kati i dytë -

   -salla e mesuesve sot sekretaria.




"Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë:
- Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë!"






"Legjenda e Skënderbeut" 

-kati i tretë.


 

  • "Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ìa kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.
  • Për popullit shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shpoj male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe Sulltan Mehmedin II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.
  • Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij."




Projekti "Shpresa mbi Mure" nisi verën e vitit 2000 në ish gjimnazin e Tiranës sot shkolla e mesme e përgjithshme Qemal Stafa gjatë drejtimit të z. Gjergj Zaharia dhe nëndrejtores Nora Malaj.
Iniciativa mbërriti nga Fondacioni "Christian Children" drejtuar nga znj.Linda Spahiu ish gjimnaziste e shkollës së mesme Qemal Stafa dhe stafi i saj i mbështetur nga fondacioni Unicef. 
Fillimisht propozimi u prit me dyshim për të realizuar murale brenda mureve të shkollës nga drejtuesit, pasi deri atëherë nuk kishte patur piktura veçse në eksterieret e gjimnazeve të kryeqytetit.
Me ndërhyrjen e profesionistëve nga Universiteti i Arteve pedagogëve Fatos Kola dhe Shaqir Veseli në degët e skulpturës dhe skenografisë forma e realizimit u miratua nga drejtoria e shkollës dhe komuniteti i prindërve
i përfaqësuar nga zoti Nikolin Kurti.
Propozimi ishte për të organizuar një konkurs ku vetë gjimnazistët me talent vizatimin do të  përzgjidheshin për këto legjenda kombtare të përshkruara më së miri në prozën e Kutelit dhe përrallat shqiptare:


Legjenda e Ylberit

Legjenda e Mujit dhe Zanave

Legjenda e Kostandinit

Legjenda e Gjergj Elez Alisë

 Legjenda e Syrit te Kaltër  


Legjenda e Tomorrit dhe Shpiragut

Legjenda e Rozafës

Legjenda e Skënderbeut


Realizimi i boceteve fituese zgjati afro dy javë me ndihmën e grupit artistik të biblotekës së shkollës "Qemal Stafa" organizuar nga mësuese Shpresa Bejo.

9 skicë-idetë u përpunuan e morën jetë nga pedagogët dhe studentët e skulpturës dhe pikturës dhe u materializuan  gjatë tre muajve
në diten e 28 Nëntorit.

Gjatë realizimit të murales  së Skënderbeut pati vështirësi në ngjitjen në lartësi afro tre - katër metrave nga piktoret duke rrezikuar dhe rënien e lirë për shkak të mungesës së mjeteve si skeleritë duke improvizuar me banka. Gjithshka shkoi mirë dhe muralet u komplimentuan fillimisht nga prindërit dhe nxënësit gjatë një takimi me mësuesit dhe drejtuesit në fundjavë.


Më vonë me kërkesën e prindërve dhe drejtorisë u bë e mundur që përmes studios grafike 
të zotit Ilir Rexha të zbatohej një tjetër miniprojekt që sot ndodhet në katin e poshtëm dhe është
Muzeu fotografik i personaliteteve në vite të gjimnazit tiranas që nga artistët,sportistët, shkencëtarët, mësuesit  dhe drejtuesit në vite.


Projekti "Shpresa mbi Mure" përfundoi  dhjetorin e vitit 2000. 

Mirënjohja u drejtohet atyre nxënësve, studentëve, mësuesve dhe drejtuesve 
që me vizion e dashuri realizuan arketipet shqiptare, 
dhe ditën të zgjojnë të Bukurën brenda secilit prej nesh.


Realizoi: Andi Bica